Gabimi i portierit, Ngoo i jep fitoren Tiranës

Tirana duket të jetë e pandalshme në kampionat teksa ka regjistruar një tjetër fitore ndaj Laçit. Takimi u mbyll me shifrat minimale 1-0 ku ishte Michael Ngoo i cili shënoi në minutën e 73'. Pas një krosimi në zonë, portieri i kurbinasve, Stazhilla bëri një dalje të gabuar dhe u ndodh në kundërkohë me Ngoo i cili e dërgoi topin në rrjetë. FOTO LSA