Fotot e ndeshjes: Uruguaji- Portugali 2-1

Një dopietë e Edinson Cavanit i ka mjaftuar Uruguait për të kaluar në raundin tjetër dhe për të eliminuar nga Kupa e Botës Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Takimi i zhvilluar në "Sochi" nisi praktikisht me gol për të besuarit e Oscar Tabarez, me sulmuesin e PSG-së që i shërbyer nga Luis Suarez dhe i ndihmuar dhe nga shpatulla e tij e djathtë e depozitoi topin në rrjetë. Pësimi i golit u duk sikur i dha zemër Ronaldos me shokë, me yllin e Realit të Madtidit që tentoj nga të gjitha këndet për të gjetur rrugën e rrjetës, por që nuk mundi të mposht Fernando Muslera. Por duhet të vinte fraksioni i dytë që Portugalia të shënonte. Ishte mbrojtësi i Besiktas, Pepe që me një goditje të saktë me kokë tundi rrjetën. Megjithatë, Uruguai nuk ishte dorëzuar, me Cavanin që realizoi sërish. Një pasim i Bentancur u shfrytëzua mjaft mirë nga "El Matador", që me një goditje fantastike i dha një trajektore të çuditshme, me sferën që u ndal vetëm nga rrjeta. Minutat e mbetura folën vetëm për Portugalinë, por që nuk arritën të bënin surprizën, duke i dhënë lamtumirën Kupës së Botës.