Flamuri shqiptar, libri dhe gota me verë në Malin e Thatë

Mali i Thatë në Pogradec përgjatë viteve të fundit po tërheq gjithmonë e më tepër vizitorë vendas dhe të huaj. Jo të pakët janë ata që zgjedhin të ngiten në të, duke shijuar panoramën fantastike që të ofrohet, në një anë liqeni i Pogradecit e në anën tjetër liqeni i prespës. Fundjava ka gjetur të rinj pogradecarë atje, të ciët krahas të tjerash nuk harrojnë detajet, flamurin, një gotë verë dhe libra.