Festat e fundvitit, FSHF bën bashkë personalitete të sportit

Federata Shqiptare e Futbollit organizon mbrëmjen e sotme festën e përvitshme të fundvitit, ku edhe këtë vit nuk kanë munguar protagonist dhe ikona të futbollit shqiptar. Në fotot e shkrepura nga "LSA" vërehet pjesëmarrja e disa prej presidentëve të klubeve, ku mund të veçojmë atë të Kukësit, Safet Gjici, Refik Halili i Tiranës apo Pashk Laska i Laçit. Pjesë e festës ishin dhe shumë ish-futbollist të kombëtares dhe trajner aktual në futbollin shqiptar, teksa mes të ftuarve nuk mund të mungonte dhe kapiteni legjendar i kombëtares, Lorik Cana.
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47