FA pranë banorëve të prekur nga përmbytjet

Situata e përmbytjeve ka angazhuar në terren rreth 400 efektivë të Forcave të Armatosura. Deri tani kanë arritur të evakuojnë në total 89 persona në zonat pranë lumit të Vjosës. Batalioni i këmbësorisë është nisur drejt fshatit Roms të Mallakastrës për të ngritur një çadër për një familje, banesa e të cilëve është përmbytur. Batalioni ka marrë me vete krevate dhe veshje. Puna e tyre shkëlqyer është për tu përgëzuar dhe i falenderojmë pasi po i gjenden pranë në çdo rast banorëve të prekur nga përmbytjet. /Fotot LSA
Vjosa arrin pikën kritike
01/12/2017 - 12:44
Lumi Shkumbin del nga shtrati
01/12/2017 - 12:35
Të bësh art me kafe
30/11/2017 - 15:05