Emocione, entuziasëm dhe persona VIP

Pritja merr fund. Tirana rikthehet te fitorja në derbi pas 18 ndeshjeve mungesë dhe këtë e bën në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin e ri kombëtar. Bardheblutë triumfuar me shifrat 2-1 përballë Partizanit. Në një atmosferë të zjarrtë dhe shkallët e mbushur plot e përplot, emocionet ishin të mëdha te lojtarët. Diçka e cila u vu re në minutat e para, me futbollistët që kishin "frikë" të gabonin. E në fakt, kjo frikë solli edhe golin e parë të takimit. Ishte një aksion i tëri ISH-ësh, me Torassa që hodhi një krosim në zonë dhe Batha nuk fali. Goditja me kokë e mesfushorit "theu" Alban Hoxhën, teksa dërgoi në festë bardheblutë. Megjithatë, festa nuk zgjati shumë, pasi në aksionin pasardhës, Bardhi përfitoi nga një pakujdesi e Likës dhe me portën thuajse të boshatisur vendosi ekuilibrat. Minutat e pjesës së parë nuk sollën ndonjë episod të veçantë, pavarësisht tentativave nga të dy skuadrat për ta mbyllur në avantazh këtë fraksion loje. Me rikthimin në fushë, situata u tensionua së tepërmi. Gjyqtari i takimit, Enea Jorgji nxori nga xhepi 8 herë kartonin e verdhe dhe një të kuq. Pikërisht për autorin e golit, Cobbinah, i cili pas realizimit nuk u përmbajt dot, duke hequr fanellën. Në fakt, aksioni i golit u "gatua" pikërisht nga këmbët e afrikanit, që mori topin nga mbrojtja e tij për të nisur një kundërsulm të shpejtë. Në afërsi të zonës kundërshtare, Cobbinah shërbeu për Muçin në të djathtë, me talentin bardheblu që nuk u mendua dy herë, duke goditur drejt portës. Hoxha nuk e lejoi të festojë, por nuk mund të ndalte hovin e mesfushorit Cobbinah që u hodh në sparkatë për të shënuar golin me shijen e munguar të fitores. Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës pas 5 viteve e gjysmë, duke "thyer" kështu Partizanin që rrezikon pozitat në krye të klasifikimit. Kampionët qëndrojnë aktualisht në vendin e parë me 25 pikë, por mund të parakalohet nga Kukësi apo Bylis. Ndërkohë, Tirana i jep një tjetër spunto shanseve të saj për titull, teksa ngjitet në vendin e 5-të me 22 pikë. Me trajnerin e komanduar, Emanuel Egbo, Tirana synon kreun, për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 100 vjetorin e krijimit.Entuziasmi në shkallët e stadiumit nuk mungon, teksa ndeshja po ndiqet edhe nga këngëtarja, Eneida Tarifa. / FOTO LSA