E shemben teatrin, pas lanë germadhat dhe zemerimin

E TURPSHME! E shembën Teatrin Kombëtar. Natën. Në kohë pandemie. Zgjodhën orën 4:30 e mëngjesit të së dielës, kur i gjithë qyteti dremit. Qindra forca policie, e RENEA me kapuçë të zinj mësynë teatrin. Nxorrën zvarrë aktorët nga ambientet e Teatrit dhe më pas i vunë ruspën.