E rrallë/ Çifti martohet pranë vullkanit

Arlo Dela Cruz dhe Maica Nicerio-Dela Cruz lidhën kurorë në Filipine këtë javë. Çifti i lumtur u martua me një sfond të pazakontë, pranë një pllake të madhe hiri të hedhur nga kulmi i vullkanit më aktiv të vendit. Vullkani Mayon në provincën qendrore Albay ka qenë prej kohësh i lidhur me tregime romantike, në fillim të këtij viti një fotografi e frikshme e formacioneve të hirit të reve dukej sikur i ngjante dy njerëzve që përqafoheshin. Vendasit thanë se formimi i reve i fotografuar nga Bro. Jun Santiago , mbart një ngjashmëri të çuditshme me historinë e lashtë dhe tragjike të një gruaje të quajtur Magayon (e bukur), nga i cili mori emrin edhe mali.
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47