COVID-19: Deputetët me maska e dorashka, ministrat në llozha

Seanca parlamentare mbahet nën rregulla strikte të higjienës dhe distancimit social. Në hyrje të Sallës së Seancave, një grup personeli mjekësor mati temperaturën e deputetëve dhe të administratës që do të jetë brenda. Të gjithë janë me maska dhe doreza, si masa mbrojtëse kundër Covid-19. Deputetët nuk do të jenë të ulur në vendet e tyre të zakonshme, po do të ruajnë distancën e nevojshme duke shpërndarë në pothuajse të gjithë sallën, në lozhat anësore të katit të parë dhe katit të dytë si dhe galerinë e sipërme të sallës.