Çfarë s'u pa në Parlament! Rama me çitjane, Majko duart në kokë

Një seancë parlamentare e mbushur me akuza të forta nga ana e Kryeministrit Edi Rama për sistemin e drejtësisë, ku në akuzat ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve përdori termin "Kap ça të kapësh- KÇK". E ndërsa u shfaq me çitjane dhe atlete, një veshje tipike e tij, krejt ndryshe shihej situata në radhët e ministrave. Pandeli Majkon, ministrin e Diasporës, duket se e shqetësonte diçka, aq sa u pa duke vënë duart në kokë. Nga ana e tyre ministret u panë duke biseduar me njëra tjetrën në takimin e përjavshëm në parlament, në krahë të kreut të qeverisë. Edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nuk qëndroi pasiv, por u fiksua duke diskutuar i ngritur në këmbë me deputetët. Në fotogaleri mund të shihni gjithë sa nuk patë nga seanca e sotme parlamentare.
Revolta permes pankartave
13/12/2018 - 13:25