Çfarë mbeti pas protestës së 27 janarit?

Ashtu sikurse edhe kishin paralajmëruar përfaqësuesit politikë të opozitës, protesta sot para Kryeministrisë ishte paqësore dhe pa incidente. I gjithë manifestimi zgjati më pak se dy orë. Teksa protestuesit u shpërndanë, para godinës së Kryeministrisë mbetën dordolecët me fytyrat e Ramës, Elvis Rroshit, Mark Frrokut dhe Moisi Habilaj. Protestuesit gjithashtu grisën dhe lanë në bulevard instalacionin si kurore mbreterore per mbretin e kanabisit, që sipas opozitës është Edi Rama.
Torta të neveritshme!
16/03/2018 - 16:55