Breshëri "bllokon" Llogaranë
Reshjet e breshërit kanë përfshirë zonën e Llogarasë në Vlorë duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
Siç tregohet në këto fotografi reshjet kanë qenë intensive, në vendin e quajtur "Pisha Flamur" duke krijuar një shtresë që e ka bërë thuajse të pamundur lëvizjen e mjeteve në ngjitje
Në një njoftim për situatën, policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që po udhëtojnë në këtë aks të tregohen të kujdesshëm për të evituar aksidente apo problematika të tjera.
/Oranews.tv/