Brenda shtëpisë të njeriut më të vetmuar në botë

Një burrë, i cili jeton në Rondonia të Brazilit, mendohet të jetë anëtari i fundit i fisit të tij, që u "shfarros" nga fermerët në vitin 1995. I njohur ndryshe si "njeriu në vrimë", ai jeton në kasolle dhe për të siguruar ushqim gjuan me hark dhe shigjetë, si në epokën e gurit. Fotografitë e kasolles së tij tregojnë gjithashtu shkopinjtë prej bambuje, shtiza druri, si dhe një nga vrimat e kurthit për të zënë kafshët. Ekspertët e zbuluan atë fillimisht në xhungël në vitin 1996 dhe fytyra e tij u filmua për herë të parë në vitin 1998. Burri, i cili mund të jetë rreth 50 vjec tani, mendohet se ka jetuar vetëm aty për 22 vitet e fundit duke përdorur harkun dhe shigjetën për të siguruar ushqimin.