Brazil, bllokohen 617 kg kokainë, pakot me logon “FK Elbasani”

Një ngarkesë prej 617 kg kokainë, pakot e të cilave kishin logon e Sport klub Elbasanit është sekuestruar nga policia e Brazilit. Ngarkesa është bllokuar më 1 shtator 2019 në dyshemenë e një kamioni. Ngarkesa me vlerë 9 milionë dollarë kishte destinacion Europën. Shoferi deklaroi se do të merrte 10 mijë dollar për transportimin e kokainës. Tre burra dhe një grua janë nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge.