Boshatiset liqeni! Qeveria e shpall zonë të ndaluar

Të gjitha pikat hyrëse që të çojnë drejt parkut të liqenit artificial në kryeqytet janë bllokuar nga policia dhe ushtria, për të mos lejuar qytetarët të futen. Ky vendim i tillë erdhi pas mungesës së ndërgjegjësimit të qytetarëve të cilët nuk u mbyllën në shtëpi, por dolën shëtitje duke shkaktuar një grumbullim të madh në një hapësirë të vogël.