Protesta te Unaza e Re, banorët përplasen me policinë
Banorët e zonës së "Astirit" bllokuan edhe pasditen e sotme rrugën tek Unaza e Re.
Banorët treguan se një punonjës i policisë u ka shkuar tek disa prej tyre dhe i ka lajmëruar ata të zhvendosin automjetet që i kanë në oborret e banesave të tyre sepse aty do të ndërtohet një shesh ku do të qëndrojnë fadromat dhe makineritë e tjera që do të merren me ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit.
Protestuesi: Vazhdojnë provokimet minutë pas minute.Edhe me tanke nuk do i prishin dot këto shtëpia. Si do të veprojmë askush nuk e di. Nëse këtyre banorëve u ka ikur truri, ai duhet ti vërë gishtin kokës.
Ndërkohë më vonë situata u tensionua tek Unaza e Re. Banorët kanë prishur rrethimin e një prej firmave të ndërtimit që do të ndërtojnë projektin e Unazës së Re.
Kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke i larguar nga rrethimi. Ka konfrontim mes banorëve, efektivë të policisë dhe atyre të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ndërkohë vazhdimisht nga protestuesit hidhen kapsollë.