Protesta te Unaza e Re, banorët përplasen me policinë

Banorët e zonës së "Astirit" bllokuan edhe pasditen e sotme rrugën tek Unaza e Re. Banorët treguan se një punonjës i policisë u ka shkuar tek disa prej tyre dhe i ka lajmëruar ata të zhvendosin automjetet që i kanë në oborret e banesave të tyre sepse aty do të ndërtohet një shesh ku do të qëndrojnë fadromat dhe makineritë e tjera që do të merren me ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit. Protestuesi: Vazhdojnë provokimet minutë pas minute.Edhe me tanke nuk do i prishin dot këto shtëpia. Si do të veprojmë askush nuk e di. Nëse këtyre banorëve u ka ikur truri, ai duhet ti vërë gishtin kokës. Ndërkohë më vonë situata u tensionua tek Unaza e Re. Banorët kanë prishur rrethimin e një prej firmave të ndërtimit që do të ndërtojnë projektin e Unazës së Re. Kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke i larguar nga rrethimi. Ka konfrontim mes banorëve, efektivë të policisë dhe atyre të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ndërkohë vazhdimisht nga protestuesit hidhen kapsollë.
Tirana "siguron" mbijetesën
04/05/2019 - 17:47