Banorët e Astirit nuk largohen nga banesat

IKMT ka nisur sot (12 nentor) shembjen e banesave në zonën e Unazës së Re, ndërsa mes banorëve dhe policisë ka pasur përplasje dhe tensione. Tensionet kanë nisur që prej orës 06:00 të mëngjesit tek ‘Sheshi Shqiponja’, ku ka pasur përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, ku raportohet edhe për persona të lënduar. Ndërsa banorët pretendojnë se eshte hedhur edhe gaz lotsjellës./ FOTO LSA