Ballokume dhe verore! Ja si u festua "Dita e Verës" në Tiranë

Edhe pse Bashkia e Tiranës shtyu festimet e Ditës së Verës në 17 mars për shkak të kushteve atmosferike, qytetarët zgjodhën të festojnë në mënyrën e tyre. Bulevardi Dëmshorët e Kombit, Parku Rinia dhe zona e Liqenit Artificial ishin disa prej destinacioneve të vizituara prej tyre. Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë. Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores” një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Edhe këtë 14 mars, qytetarët bënë blerjet e tyre për ëmbëlsirën tradicionale, ndërsa të tjerë kanë përgatitur në shtëpi edhe gatime të tjera.
Kur orangutangu bën "selfie"
12/12/2017 - 08:55