Shqiptari që do prezantojë Suedinë në kampionatin e Brazilit

Aleksi është një i ri nga Përmeti ku në moshën 10 vjeçare largohet për në Athinë të Greqisë si mijëra emigrantë të tjerë. Atje kreu studimet e larta për Arkitekturë, por e ardhmja e çoi diku tjetër; qindra e mijëra kilometra larg, në Suedi. Në një intervistë ekskluzive për redaksinë online për Ora Neës, Aleksi tregoi se është diplomuar për Arkitekturë, por nuk e kishte të lehtë të gjente punë në Greqi. Tanimë, ai punon si barist në Suedi, duke shënuar karrierë të suksesshme në këtë fushë që fillimisht nisi si punë për "të mbajtur veten", u shndërrua në pasion. Pasi fitoi konkursin suedez, ai synon të marrë pjesë në konkursin botëror që do të zhvillohet në Brazil për artin e kafesë ku marrin pjesë përfaqësues nga 35 shtete nga SCA (spespeciality coffee association). Fituesit do të mund të marrin pjesë në konkursin botëror, ku këtë vit do bëhet në Belo Orizonte në Brazil!
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47