Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita sërish në shesh

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvillon sot me mbështetjen edhe të opozitë së bashkuar, protestën e dytë që pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Njësoj si të hënën, protesta zhvillohet përpara Ministrisë së Brendshme. Mësohet se në protestë do të mbajnë fjalime artistët dhe jo politikanët. Nga ana tjetër në gërmadhat e ish-teatrit vijon puna për largimin e inerteve dhe pastrimin e zonës.