Albin Kurti, kryeministri "rebel" me flokë të gjata

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është kryeministri më i ri i Kosovës. Kurti fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën ditën e djeshme në Kosovë. Ndër vite, Albin Kurti fotografohej në rrugë në protesta dhe në përplasje me policinë, deri sa mori vendimin për t’i hyrë politikës.