Rreth nesh

Rreth nesh

RTV Ora News është televizion lider në tregun e medias informative me një eksperiencë dhe kontribut 17 vjecar në shërbim të shqiptarëve, kudo që jetojnë brenda dhe jashtë kufijëve.

Filozofia e punës së Radio – Televizionit “Ora News” është informimi i opinionit publik në kohë reale, në mënyrë profesionale dhe të paanshme për gjithçka të re që ndodh në Shqipëri dhe botë, që ka interes të shtuar për të gjitha shtresat dhe grupmoshat e popullsisë. Motoja jonë është: “Të parët për lajmin e fundit”. Qëllimi ynë: “Ora News, Radio – Televizioni informativ më i shpejtë në Shqipëri”

Televizioni Informativ “Ora News” ka hyrë në tregun e televizioneve shqiptare me vendim të KKRT-së, Nr. 550, datë 31 Janar 2007, për transmetime televizive analoge, në kanalin 48 UHF dhe frekuencën 687.25 MHZ. Sinjali i transmetimeve tona është emetuar për herë të parë publikisht, më 31 Janar të vitit 2007. Aktualisht sinjali ynë mbulon gjithë qytetet kryesore si Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Kakavijë, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Krujë, Burrel, Pogradec. Në të gjitha këto qytete jemi me sinjal Analog, Tokesor, Satelitor dhe Internet.

Nga data 25 gusht 2008, Televizioni “Ora News” është pjesë e platformës “DigitAlb”, në paketën e transmetimit tokësor dhe satelitor. Praktikisht, sinjali i televizionit tonë shihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjithë Botën, nëpërmjet paketës satelitore “DigitAlb”. Gjithashtu televizioni “Ora News” mund të shihet nëpërmjet televizioneve kabllore në të gjithë Shqipërinë, Kosovë, Maqedoni, Kanada dhe Amerikë.

Që nga Nëntori 2007 “Ora News” ka ndryshuar paraqitjen dhe stilin e programeve të saj. Në prill 2010 RTV Ora News bëri një hap prej gjigandësh informativë duke prezantuar për herë të parë në Shqipëri formatin unik 20 orë transmetim LIVE në ditë. Në 1 shtator 2010 u arrit pika maksimale e transmetimeve 24 orë LIVE, duke bërë kështu Revolucionin Mediatik për të cilin ishin bërë investimet e nevojshme ekonomike dhe njerëzore.
Vetëm gjatë vitit 2010, investimet për rritjen e këtij network të suksesshëm kanë hapur studio nga ku transmetohet LIVE në: Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Korcë, Prizren, Shkup dhe studio moderne europiane në Bruksel. Ora News ka 80 gazetarë dhe operatorë në terren që janë të shtrië në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe transmeton lajme të përditësuara me ngjarjet më të fundit nga vendi dhe bota cdo orë.

Gjithashtu Ora News, qe nga viti 2009-te eshte i vemti televizion qe ka organizuar sondazhet per zgjedhjet politike, dhe lokale ne Shqiperi, ne bashkëpunim me kompanine italiane Ipr Marketing duke qenë i suksesshem në të gjitha sondazhet e zhvilluara 2009, 2011,2013,2015.

Teknologjia e transmetimeve tona është dixhitale. Stafi i kualifikuar arrin të realizojë 24 orë programe LIVE në ditë, nëpërmjet studiove moderne, gazetarëve dhe kamerave të shumta në terren, në Tiranë, në gjitha rrethet e Shqipërisë, kryeytetet kryesore të Ballkanit dhe Europës.

Radio – Televizioni “Ora News” zotëron studio lëvizëse transmetimi që arrijnë të realizojnë 42 lidhje direkte nga pozicione të ndryshme në të njëjtën kohë, në kryeqytet apo jashtë tij. Formati informativ mediatik ofrohet në të gjitha gamat e tij elektronike me Radio Ora News 96.7FM, ku dëgjuesi ka mundësine të dëgjojë lajmet dhe risitë për gjithcka ndodh në kohë reale.

Radio Ora News 96.7 FM është përzgjedhja e parë informative. Shtrirja e sinjalit te radios arrin ne Tiranë, Durrës, Fier, Lushnje, Elbasan, Ballsh, Lezhë, Shkodër, Gjirokastër, Kakavijë. Gjithashtu sinjali ynë arrin në Bari te Italisë dhe në Janinë të Greqisë.

Struktura informative e RTV Ora News plotësohet me website www.oranews.tv ku ofrojmë 24 orë pandërprerje, mundësinë për të ndjekur RTV Ora News nga kompjuteri dhe celulari në kohë reale, lajmet më të fundit me tekst, foto e video. Në website-in tonë mund të ndiqet RTV Ora News nga cdo skaj i botës me një klikim. Në këtë faqe do të gjeni forume dhe debate për temat më të nxehta të ditës, sondazhe për dukuritë dhe fenomenet që shqetësojnë më së shumti opinionin publik, cili bëhet pjesë e komunikimit përmes informacioneve, videove dhe dëshmive që i beson RTV Ora News.

Televizioni Ora News, është pjesë e Yldon Media Grup me President z .Ylli Ndroqi.

Për çdo informacion na kontaktoni në adresat e emailit [email protected] ose [email protected]

EMISIONET