"Totem"

Çdo të premte ora 17:00

"TOTEM" është një program nën autorësinë dhe drejtimin e Tobias Xhaxhiut, me pjesëmarrjen ekskluzive të mentorit të projektit, Pietro Zaniboni. Ky emision do të jetë një pikëtakim kulturash, që do të bëjë bashkë më të mirën e trashëgimisë artistike shqiptare me atë italiane, si dhe do të promovojë krijimtarinë e emrave të spikatur në të gjitha disiplinat e artit. Elita e mendimit italian, artistët më në zë shqiptarë dhe kritikët e artit do të jenë pjesë e bisedave dhe dokumentarëve të përjavshëm, që premtojnë një këndvështrim ndryshe mbi kulturën bashkëkohore. Episodi i parë u transmetua më datë 7 shkurt 2020.