Thumb On

Çdo të dielë ora 21:00

"Thumb On" është një program- show me të ftuar të showbiz-it, aktualitetit , lifestyle-it dhe gjithçkaje që përbën lajmin e  momentit. "Thumb On" drejtohet nga dy moderatoret dhe autoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu të cilat si gjithmonë me "thumbat" e tyre "djegin me lezet" çdo të ftuar në studio. Shembuj motivimi, histori frymëzuese "Ti mundesh", kamera të fshehta dhe personazhe të rënë në kurth, e padiskutim "thumbat" live.

Prej datës 10 nëntor 2019,  "Thumb On" shfaqet në ekranin e Rtvra Televizion, plot 90 minuta në transmetim të drejtpërdrejtë dhe në platformat Online, Youtube, Facebook Instagram dhe Radio.