Menaxhimi pas tërmetit, Vasili: Rama ka vetëm një gjë në kokë, të përziej punët e njëri-tjetrit

Menaxhimi pas tërmetit, Vasili: Rama ka vetëm një gjë

I ftuar në intervistë në Ora News nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës pas tërmetit në vend. Ai është shprehur se kjo qeveri ka qenë më e paafta që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Ka plot njerëz që janë jashtë vëmendjes së qeverisë që kanë mbetur në dorë të Zotit, unë kam postuar në Facebook të moshur që jetonin më një kafe në ditë, që nuk dinin ku të flinin. Kjo qeveri ka qenë më e paafta që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, Edi Rama ka vetëm një gjë në kokën e tij, të përziej punët e njeri-tjetrit”- ka theksuar Vasili.

Ai i bën thirrje edhe prokurorisë që të kryej detyrën e saj pasi jetët e humbura të 51 shqiptarëve kërkojnë hesap

“Prokuroria humbet, harron që ne jemi me laps në dorë, se po u bie në hak shqiptarëve dhe 51 jetë të humbura kërkojnë hesap, të cilët mund të shpëtoheshin”- është shprehur Vasili.

Vasili gjithashtu ka theksuar se detyra e opozitës është të informojë opinionin publik dhe këtë gjë e ka bërë më së miri dukë paraqitur fakte.  Sipas tij e vazhdimin e proçedurave e ka në dorë prokuroria.

Tërmetin e 26 nëntorit opozita e ka cilësuar si krim shtetëror ndërkohë që pas pyetjes sesi ajo do t’i vinte personat përgjegjës para pregjegjësisë Vasili u përgjigj

“Ne nuk jemi prokurorët e Shqipërisë, nuk jemi gjykatat e Shqipërisë, ne po kryejmë shkëlqyeshëm detyrën tonë dukë e bërë faktin publik, duke e ndarë këtë fakt me ju dhe më të gjithë shqiptarët që ju ndjekin. Brenda kësaj. pjesë kominikimit është edhe  prokurorisë”.

Përveç kësaj ai u shpreh se opozita nuk ka pse të ulet në tryezën e prokurorit pasi ka bërë faktin publik dhe këtë detyrë e kanë bërë më së miri,  thekson ai.

EMISIONET