Tragjike! Sulm me armë brenda shkollës, tre studentë të vdekur dhe gjashtë të plagosur

Tragjike! Sulm me armë brenda shkollës, tre studentë të

Të paktën tre studentë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi në një shkollë në Michigan në SHBA ka ndodhur një sulm me armë zjarri.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës, ndërkohë që policia dhe shërbimi i emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas autoriteteve dyshohet se autor është një djalë në moshën 15-vjeçare, i cili është arrestuar ndërkohë që është gjetur dhe arma e krimit.

Mësohet se në këtë krim nuk kishte persona të tjerë të përfshirë por vetëm 15-vjeçari.

Aktualisht shkolla është bllokuar, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.

EMISIONET