Incident me zjarr në një minierë të Siberisë

Incident me zjarr në një minierë të Siberisë

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 43 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të shkaktuar nga një zjarr që është përhapur brenda një miniere thëngjilli në rajonin Kemerovo të Siberisë, kanë thënë autoritetet.

Vendndodhja e disa minatorëve tjerë nuk dihet ende, ndërkohë që qindra minatorë tjerë tashmë janë evakuuar nga miniera, ka thënë Ministria për Emergjenca.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se katër persona janë në gjendje serioze.

Guvernatori rajonal, Sergei Tsivilev, ka thënë në kanalin e tij në Telegram se incidenti është shkaktuar nga shpërthimi.

Të paktën 287 persona kanë qenë brenda minierës kur është përhapur zjarri, ka thënë kompania pronare e minierës, SDS-Ugol.

Në disa raportime është thënë se shkaku i mundshëm i shpërthimit, i cili ka ndodhur në thellësi prej 250 metrash, mund të ketë qenë ndezja e pluhurit të thëngjillit në boshtin e ventilimit, gjë që ka rezultuar me përhapje të tymit në gjithë sistemin e ventilimit.

Miniera ku ka ndodhur incidenti, është hapur më 2003

EMISIONET