Gruaja martohet me lopën, pretendon se në trupin e kafshës është rilindur shpirti i burrit të saj të vdekur
Një grua u martua me një lopë pasi ajo e puthi dhe është e bindur se kafsha është në të vërtetë burri i saj i cili ka vdekur dhe shpirti i tij është ringjallur në trupin e kafshës.
Një video e çuditshme tregon Khim Hang, 74 vjeç, duke jetuar në 'lumturi martesore' me lopën në provincën verilindore Kratie të Kamboxhias.
Khim është e bindur se kjo lopë ka "të njëjtin karakter" si bashkëshorti i saj i vdekur.
Disa fshatarë pretenduan se kishin marrë pjesë në dasmë, shkruan DailyStar. Lopa aktualisht jeton në shtëpinë njëkatëshe të Hang-ut, ku ajo i bën banjë dhe e lë të flejë në të njëjtët jastëkë me të cilët flinte burri i saj i vdekur, Tol Khut, i cili vdiq vitin e kaluar.
Khim mendon se shpirti i burrit të saj qëndron në këtë viç. E veja është e bindur se ishte burri i saj ka rilindur.
Ajo i tha Reuters: "Unë besoj se viçi është burri im, sepse çdo gjë që ai bën... e bën saktësisht në të njëjtën mënyrë si burri im kur ishte gjallë."