Tashmë dashuria ka mbaruar vërtet, Sebastian Vettel ka vendosur të largohet nga Ferrari në fund të sezonit. Ekziston kështu rreziku serioz që aventura italiane e katër herë kampionit të botës do të mbyllet pa arritur objektivin që ai kishte, dhe të gjithë tifozët prisnin nga ardhja e tij në 2015.

Piloti gjerman dhe drejtuesit e kokëkuqes së bashku kanë vendosur që të mos zgjasin kontratën aktuale që përfundon të fundit të fushatës 2020 të Formula 1.

"Ky është një vendim i marrë së bashku nga vetë ne dhe Vettel, dhe mendojnë se është për mirë për të dyja palët. Nuk ishte një vendim i lehtë për tu arritur, duke pasur parasysh vlerën e Sebastianit si pilot dhe person. Nuk kishte asnjë arsye specifike që çoi në këtë vendim, përveç besimit të përbashkët dhe miqësor se kishte ardhur koha për të shkuar në rrugët tona të ndara për të arritur objektivat tona përkatëse”, u shpreh Drejtori i ekipit Mattia Binotto.

Mësohet se Ferrari i ka paraqitur një ofertë në rënie gjermanit, që tani konsiderohet udhëzuesi i dytë pas shpërthimit të Charles Leclerc dhe Vettel nuk e ka pranuar dot zbritjen në hierarkin e kokëuqes.

"Ekipi dhe unë kam kuptuar se nuk ka më një dëshirë të përbashkët për të qëndruar së bashku përtej fundit të këtij sezoni. Aspketi financiar nuk ka luajtur asnjë rol në këtë vendim të përbashkët. Ajo që po ndodh në këto muajt e fundit ka bërë që shumë prej nesh të reflektojnë se cilat janë përparësitë tona reale në jetë. Dikush duhet të përdorë imagjinatën e një personi dhe të përdorë një qasje të re ndaj një situate që ka ndryshuar.  në fund, dua të falënderoj gjithë familjen Ferrari dhe mbi të gjitha “tifozerinë” e saj në të gjithë botën, për mbështetjen që më kanë dhënë ndër vite”, u shpreh Vettel, që nuk arriti të fitojë Botërorin me kokëkuqen gjatë aventurës 5-vjecare.

/Ora News.tv/