Zyrtare/ Sulmuesi i njohur prezantohet te Napoli

Zyrtare/ Sulmuesi i njohur prezantohet te Napoli

Hirving Lozano ka firmosur zyrtarisht një kontratë pesë-vjeçare me Napolin, duke u bërë kështu futbollisti më i shtrenjtë në historinë e klubit italian.

Sulmuesi u largua nga PSV për shifrën e 40 milionë eurove, ku 38 milionë euro shkojnë direkt në arkat e holandezëve dhe pjesa tjetër do të derdhet në formë bonusesh.

Lozano përfundoi në radarët e Napolit që prej janarit, por negociatat u zvarriten deri në merkaton e verës. 24-vjeçari shënoi 40 gola në 79 ndeshje për PSV, duke fituar titullin Hollandez në sezonin 2017-18.

Pas këtij zyrtarizimi, Napoli pritet të mbyll marrëveshjen me Mauro Icardin, i cili vetëm pak orë më parë ka zbuluar se periudhës së tij te Interi i ka ardhur fundi.



EMISIONET