Zyrtare/ Milani humb një kampion bote dhe Europe në merkato

Zyrtare/ Milani humb një kampion bote dhe Europe në merkato

Pepe Reina është zyrtarisht një futbollist i Aston Villës. Portieri spanjoll la Milanin për tu transferuar në kampionatin anglez të futbollit për 6 muajt e ardhshme. 

Në një prononcim zyrtare shefi i Aston Villas, Dean Smith u shpreh:

“Ne kemi arritur të sigurojmë një portier me shumë përvojë në Premier League. Në fillim të verës ne kërkuam një portier me përvojë dhe e sollëm Tom Heaton. Për fat të keq, dëmtimi e ka lënë jashtë skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit, por Pepe u përshtatet kritereve tona jo vetëm për shkak të përvojës së tij, por edhe për shkak të cilësive dhe autoritetit të tij në dhomat e zhveshjes”.

Reina ka luajtur për 8 vite me fanellën e Liverpoolit në periudhën 2005-2013 dhe për të futbolli në ishull është një rikthim. Reina ka fituar kupën e botës dhe 2 herë Europinin me fanellën e kombëtares spanjolle.

EMISIONET