Ashtu siç ishte edhe paralajmëruar, Marco Giampaolo nuk do të jetë trajner i Milanit. Vendimi ka marrë edhe formë të prerë tashmë, me klubin kuqezi që ka njoftuar edhe shkarkimin e 52 vjeçarit.

Ish-trajneri i Sampdorias nuk arriti të bëj thuajse asgjë në krye të Milanit, drejtimin e së cilës e mori në verën e këtij viti. Pas 7 javëve të para, kuqezinjtë kanë grumbulluar vetëm 9 pikë. Por ajo që e bën akoma dhe më të "dhimbshëm" këtë eksperiencë është loja aspak e mirë që Milani i Giampaolos bënte në fushë.

Sipas mediave italiane, Milani ka gati pasuesin e Giampaolos dhe gjasat janë që ai të jetë ish-trajneri i Interit, Stefano Pioli.

/Ora News.tv/