Yann Karamoh është futbollisti më i ri i Parmës.

Mesfushori francez ka nënshkruar zyrtarisht me skuadrën Ducali në formulën e huazimit me të drejtë blerje. Karamoh ka firmosur për 4 sezone me Parmën, e cila i duhet të derdh plot 13 milionë euro në arkat e klubit zikaltër.

Vetëm 2 vite më parë, Karamoh u transferua te Inter nga Caen, për shifrën e 6.5 milionë euro. 21-vjeçari shënoi vetëm një gol në 17 paraqitjet e tij në Serie A dhe kaloi sezonin e kaluar në huazim te Bordeaux.


/Ora News.tv/