Zyrtare/ Kthehen garat e shpejtësisë, ja kalendari i Formula 1

Njësoj si shumë sporte të tjera, edhe Formula 1 njoftoi këtë të hënë rifillimin e sezonit të garave 2020 duke publikuar datat e 8 garave të para.

Kompeticioni i shpejtësisë do të çelë siparin më 5 korrik me çmimin e madh të Austrisë. Më herët, më datë 3 dhe 4 do të jenë provat zyrtare të para.

Ndërkohë garat do të zhvillohen nën masa të rrepta sigurie ku nuk do të ketë asnjë tifoz si dhe stafet teknike të çdo skuadre do të jenë të reduktuar.

Tifozeria do të kthehet vetëm në një moment të dytë kur FIA të japë dritën jeshile.

Të gjithë pilotët do t'i nënshtrohen testeve anticovid përpara se të fillojnë garat.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Formula 1 do të planifikojë një kalendar më të gjerë në javët në vazhdim.

Sipas faqes zyrtare të saj, do të jenë të paktën 15-18 gara përpara se sezoni të përfundojë në dhjetor.

Kalendari me 8 garat e para.

EMISIONET