Zyrtare/ Konfirmohet gjithçka, mbrojtësi i Realit firmos te Sevilla

Tashmë nuk ka dyshime.

Sergio Reguilon është futbollisti më i ri i Sevillas. Mbrojtësi i krahut të majtë ka kaluar edhe vizitat mjekësore te klubi Andaluzian, duke firmosur për një sezon në formulën e huazimit.

"Real Madridi dhe Sevilla kanë rënë dakord me huazimin e lojtarit Sergio Reguilon për sezonin e ardhshëm, deri më 30 qershor 2020,"-njoftoi "Los Blancos" në faqen e tyre të internetit.

Prurja më e re e klubit madrilen, Ferland Mendy nga Lyon si dhe prezenca e Marcelo në ekip bëri që shanset e Reguilon për të zbritur në fushë të ishin minimale. 22 vjeçari kërkon që te Sevilla të bëj një edicion të mirë, e pse jo të bind drejtuesit për të dërguar edhe një ofertë për ta blerë përfundimisht.

EMISIONET