Zyrtare/ Ja kur rikthehet Serie A, publikohen oraret e ndeshjeve

Zyrtare/ Ja kur rikthehet Serie A, publikohen oraret e ndeshjeve

Virusi vdekjeprurës Coronavirus ka ka krijuar një kaus të vërtetë në shtetin Italian. Autoritet e vendit fqinjë për të përballuar situatën shtynë disa sfida në Serie A, përfshi edhe supersfidën Juventus-Inter

Liga Italiane e futbollit ka zyrtarizuar sot oraret dhe datat e rikuperimit të 6 ndeshjeve, ndërsa supersfida e javës, derbi i Italisë do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në orën 20:45 në “Allianz Stadim”, sigurisht pa praninë e tifozëve.

Por e diela do të startojë me takimin e orës 12:30 mes parmës deh Spalit, ndërsa në orën 15:00 do të zhvillohen takimet Milan-Genoa dhe Sampdoria-Verona. Në orën 18:00 do të jetë radha e përballjes Udinese-Fiorentina, ndërsa të hënën në orën 18:30 do të luhet Sassuolo-Brescia. 

Kujtojmë që të gjitha sfidat e programuara në Serie A do të luhen pa tifozë të paktën deri në 3 prillë.

EMISIONET