Zyrtare/ Gusht i zjarrtë për kampionët, Feronikeli pret Milanin në "Fadil Vokrri"

Tashmë është zyrtare. Milan do të vij në Kosovë për të luajtur një takim miqësor me kampionët e vendit, Feronikelin.

Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit kosovar, me Feronikelin që pohon se takimi me kuqezinjtë do të luhet më 10 gusht 2019.

Takimi miqësor mes Feronikelit dhe Milanit do të luhet në stadiumin kombëtar, "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, nënshkroi sot marrëveshjen me menaxherin Agron Selimi, i cili ishte ndërmjetësuesi i marrëveshjes në këtë rast.

Detajet për fillimin e lojës dhe për bileta nuk janë caktuar ende, por që do të komunikohen për opinionin me kohë.



EMISIONET