Këshilli i FIFA-s i mbledhur në ditën e sotme në Shangai ka zbuluar vendimin unanim se ku do të luhet Botërori i ri i Klubeve. Ky kompeticion i rëndësishëm do të zhvillohet në Kinë prej vitit 2021.

Kompeticioni do të luhet gjatë muajit qershor deri në korrik, ndërsa mbetet për t’u vendosur nga FIFA dhe Federata e Kinës, se në cilat impiante do të luhet. Ndërkaq programimi edhe për skuadrat pjesëmarrëse nga secili konfederatë do të finalizohen në një konsultim mes FIFA-s dhe gjashtë konfederatave.

Kështu, FIFA zgjeron aktivitete e saj, teksa në këtë formë Botërori për Klube pritet të fitojë një vëmendje më të madhe. Në këtë mënyrë organizatorët e turneut mendojnë se me zgjerimin e aktiviteteve synohet që gara të jetë më e ashpër. Vitet e fundit, skuadrat e kontinetit Europian kanë fituar lehtësishtë këtë trofe duke patur diferenca të mëdha.

/Ora News.tv/