Ernest Gjoka është trajneri më i ri i Shkëndijës së Tetovës. Zyrtarizimi ka ardhur përmes faqes në internet të klubit shqiptar që militon në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Në fjalët e tij të para si kuqezi, Gjoka u shpreh mjaft i kënaqur, duke konfirmuar gatishmërinë e tij për këtë sfidë të re në karrierë.

Mendoj se kam ardhur në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do kem sot t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu.

"Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europa League, të kap grupet e Europa League apo pse jo edhe Champion League “, u shpreh numri 1 i klubit kuqezi.

Ernest Gjoka është trajneri i dytë shqiptar që drejton Shkëndijën në këto vitet e fundit, ku pak vite më parë kuqezinjtë u drejtuan nga trajneri aktual i Kukësit, Shpëtim Duro.

Gjatë karrierës së tij, 49 vjeçari kryeqytetas ka drejtuar edhe skuadra si Vllaznia, Kamza, Flamurtari, Tomori e Apolonia, ndërsa me Kukësin arriti të fitojë dy trofe të rëndësishmë si Kupën e Shqipërisë dhe Kategorinë Superiore. Gjoka pason në këto pozitë teknikun e shkarkuar pak javë më parë, Qatip Osmanin.

/Ora News.tv/