Zyrtare/ Enis Gavazaj transferohet në Superligën Ruse

Ishte zbuluar destinacioni i ri i Enis Gavazaj, por vetëm ditën e sotme është bërë zyrtare. Mesfushori kosovar është transferuar në Superligën Ruse, në radhët e skuadrës së Jenisej. Bëhet fjalë për një skuadër që nuk ka një emër të madh, ndërkohë që sapo është ngritur në Premier League.

23 vjeçari përflitet të transferohet në Belgjikë, por tashmë e ardhmja e tij do të jetë kampionati rus. Kujtojmë që prej dy vitesh Gavazaj ishte pjesë e Skënderbeut, ku është aktivizuar në 80 ndeshje duke shënuar dhe 6 herë.


EMISIONET