Zyrtare/ Azia "tundon" yjet e futbollit botëror, Yaya Toure firmos në Kinë

Zyrtare/ Azia "tundon" yjet e futbollit botëror, Yaya Toure

Yaya Toure është futbollisti më i ri që bashkohet me kampionatin kinez. Mesfushori ka zyrtartizuar marrëveshjen me ekipin e Kategorisë së Parë të futbollit aziatik, Qingdao Huanghai.

36 vjeçari ishte larg fushave të blerta prej dhjetorit të vitit 2018, ku shkëputi bashkëpunimin me skuadrën greke të Olympiacos.

"Që nga fillimi i karrierës sime gjithnjë kam dashur sfidat dhe tani do ta bëj sërish historinë me Qingdao Huanghai. Mezi po pres që të zbres në fushë dhe të bëj magji me topin në këmbë."-ishin fjalët e para të Toure si "kinez".

Qingdao  kryeson Kategorinë e Parë kineze, por kurrë nuk kanë provuar shijen e Kategorisë Superiore dhe me Toure në skuadër, ëndrra mund të bëhet realitet.

EMISIONET