Zyrtare/ Armend Dallku emërohet trajner i Prishtinës

Zyrtare/ Armend Dallku emërohet trajner i Prishtinës

Armend Dallku është trajneri i ri i Prishtinës. Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare është prezantuar sot para ish-shokëve të skuadrës. Dallku merr komandën e ekipit kryeqytetas pas eksperiencës pozitive te ekipi U-19.

“Iu thash edhe lojtarëve sot, si pikë e parë është e vështirë të vendosësh, normalisht sepse jam vetëm në fillimet e mia të karrierës si trajner. Mirëpo, duke e marrë parasysh se 85%-90% të futbollistëve i njoh, e di se çfarë kapaciteti kanë, e di se çfarë mund të bëjnë këta futbollistë dhe pa asnjë hezitim e kam pranuar që të jem trajner i ekipit të Prishtinës. Se sa do të jem gjatë është pikëpyetje, por Prishtina i ka futbollistët më të mirë, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe mund të them edhe më larg”.

“Ka pasur disa probleme dhe disa shqetësime brenda ekipit edhe klubit, mirëpo unë po shpresoj që do ta zgjedhim shumë shpejtë dhe do ta shohim atë Prishtinën që po e themi që të gjithë e dëshirojmë, mirëpo është e kuptueshme që nuk e kemi shkopin magjik që gjithçka të ndryshoj brenda natës, por bashkë me shtabin teknik ne kemi ardhur për ndryshim dhe ky ndryshim do të shihet që në ndeshjen me Gjilanin”, ka thënë kryetrajneri i i FC Prishtina, Armend Dallku.

35 vjeçari është emëruar në këtë post si i përkohshëm, teksa bëhet trajneri më i ri që drejton Prishtinën në 40 vitet e fundit. Ish-kapiteni i bardhebluve në tre vitet e fundit vari këpucët në gozhdë në fund të sezonit të shkuar. Nën udhëheqjen e tij, Dallku mori pjesë tre herë rresht në UEFA Ligë, u shpall fitues i Kupës së Kosovës, fitues i Superkupës së Kosovës dhe dy herë nënkampion i Kosovës.

Me Kombëtaren e Shqipërisë ka regjistruar 64 ndeshje dhe hyn në mesin e 15 futbollistëve me më së shumti paraqitje.

EMISIONET