Zyrtare/ Ancelotti gjen akordin me Napolin, De Laurentiis shkarkon Sarri-n

Zyrtare/ Ancelotti gjen akordin me Napolin, De Laurentiis shkarkon Sarri-n

Maurizio Sarri është zyrtarisht larg stolit të Napolit.

Lajmi është bërë publik nga vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis që përmes një statusi në rrjetin social "Twitter" ka falenderuar trajnerin italian për bashkëpunimin.

"Falënderoj Maurizio Sarri për përkushtimin e tij të çmuar ndaj Napolit dhe që na lejoi t'i japim qytetin dhe të gjithë tifozët Azzurri mbi prestigjin dhe emocionet e botës, duke krijuar një stil të futbollit të admiruar kudo dhe nga të gjithë. Bravo Maurizio!"

Ky ishte mesazhi i shkurtër i "Twitter" që Presidenti publikoi duke shkarkuar Sarri në mënyrë efektive.

Sarri ka qenë i pavendosur për të ardhmen e tij, por pas takimit tre orësh me Ancelotti-n, De Laurentiis në mënyrë efektive i mori gjërat në duart e veta.

Chelsea dhe Zenit St Petersburg janë të gatshëm ta mirëpresin Sarri-n, por ai mund të vendosë të marrë një vit pushim. 

Nën drejtimin e Sarri, Napoli përfundoi i dyti në Serie A këtë sezon, duke vendosur një rekord të ri të të gjitha kohërave me 91 pikë. Gjithashtu, Sarri u bë trajneri i parë që arrin mbi 90 pikë në elitën e futbollit italian, me skuadrën që nuk shpallet kampione

EMISIONET