Zvicër, 46-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident

Zvicër, 46-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident

Një 46-vjeçar nga Kosova me banim në Kantonin St. Gallen në Zvicër humbi jetën në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Tigelbergstrasse, në një fshat Berneck.

Sipas medieve zvicerane, shkaku i aksidentit ende nuk dihet, por sipas pistës së parë vetura ka qenë me shpejtësi më të madhe, pasi ka depërtuar përtej rrethojave, duke u rrokullisur disa herët në atë pjesë.

Ambulanca, kishte arritur me kohë, por mjeku i emergjencës, ka konstatuar se i aksidentuari ka gjetur vdekjen menjëherë.

Ndërkaq hetimet e detajuar do të vazhdojnë tutje, pasi terreni nuk është i përshtatshëm dhe sipas autoriteteve policore kjo do të marrë kohë deri në ekzaminimin përfundimtar të rastit.



EMISIONET