Zusi: Rënia e eksporteve tregon regres të ekonomisë shqiptare

Zusi: Rënia e eksporteve tregon regres të ekonomisë shqiptare

Rënia e eksporteve është një tregues që ekonomia shqiptare ndodhet në vështirësi. Madje Alban Zusi president i qendrës shqiptare të eksportuesve shprehet se tashmë mund të flitet për recension dhe kjo situatë kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë. Dy zërat me rënien më të madhe janë fasonët dhe makineritë. Ndërsa ulja e eksporteve me Kosovën shpjegohet me tarifat e larta doganore.

Prej dy vitesh INSTAT raporton ulje të eksporteve, fenomen ku i vënë re dhe në raportin e muajit janar të këtij viti. Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve Alban Zusi deklaron se tashmë u bënë dy vite që balanca e eksporteve ka pësuar rënie krahasuar me importet. madje në janar kalimi i produkteve shqiptare drejt vendeve të tjera pësoi një rënie me 7.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Alban Zusi: Fillojmë të kemi një proces regresiv, që do të thotë rritja e eksporteve krahasuar me importet, jo vetëm që është frenuar si proces, por ka filluar të na vijë prapsht.

Fasonët dhe materialet e ndërtimit janë dy prej nëngrupeve që kanë pësuar uljen më ët madhe. Alban Zusi e lidh këtë edhe me efektet e euros të cilat po ndjehen gjithmonë e më shumë.

Alban Zusi: Po kështu kemi për herë të parë në mënyrë shqetësuese rënie të produkteve të industrisë të tekstileve dhe këpucëve. 

përkundër deklaratave të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, sërish në janar u shënua ulje e eksporteve.

Alban Zusi: Taksa 100% mbi produktet serbe në marrëdhëniet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia Spanja dhe Kosova.

EMISIONET