Rritja e marrëdhënieve tregtare Shqipëri-Kosovë mund të arrihet vetëm me një sistem të thjeshtëzuar doganor. 

Sipas kreut të eksportuesve shqiptar, Alban Zusi vëmendje duhet për bizneset e vogla e të mesme, të cilat duhet të qarkullojnë vetëm me një deklaratë doganore, siç qarkullojnë brenda Shqipërisë. 

Sipas tij kostot e biznesit të vogël janë shumë të mëdha dhe kjo e penalizon tregtinë.

Alban Zusi: Duhet të krijojmë një sistem të lehtëzuar që mat mallërat në një vlerë të caktuar në 4 apo 5 mijë euro, të kalojnë direkt me një deklaratë të thjeshtuar doganore. Njëlloj siç niset një kamion për të vajtur nga Tirana në Sarandë, të nisët një kamion nga Tirana në Prizëren apo Prishtinë dhe të kalojë rrjedhshëm pa pasur këtot që krijojnë shërbimet doganore pa krijuar lerë të shtuar.

Fitorja e zgjedhjeve nga Albin Kurti shihet me optimizëm nga eksportuesit shqiptar për zgjidhjen e problemeve tregtare.

Alban Zusi: Me qasjet e tij shumë proaktive unë besoj se ka për të dhënë një impuls në marrëdhëniet tregtare, veçanërtisht kur bëhet fjalë për të nxitur dhe për të krijuar masa lehtësuese për tregëtinë që influencon kryesisht bizneset e vogla dhe të mesme.

Vendosja e taksës ndaj mallrave serbe ka ndikuar në rritjen e tregtisë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë 9 muajve të këtij viti drejt Kosovës janë eksportuar 21.1 miliardë lekë mallra ose 5 miliardë më shumë nëse e krahasojmë me një vit më parë.

/Ora News.tv/