Kjo do të duhej të ishte Galeria Kombëtare e Arteve Figurative. Do të duhej të ishte siç ka qenë në fakt kjo godinë ketu, që prej 29 nentorit 1974, kur edhe u perurua me rastin e 30 vjetorit të çlirimit të atdheut.

Mirepo nuk eshte me.

Nuk eshte, jo vetem prej faktit se ajo nuk eshte me e hapur per artistet dhe per qytetaret shqiptare prej shumë kohësh, por edhe sepse qe prej vitit te kaluar eshte mbuluar me thaset e shemtise e të pisllekut, te sjella nga Gana medemek si vepër arti, per tu ekspozuar per qytetaret shqiptare!

Natyrisht nje veper arti duhet qe të dhuroje edhe kenaqesi artistike dhe estetike per ata qe e shohin, mirepo shikojini keto pamje: a ju imponojnë ato ndonjë kenaqesi artistike?

A ju duket si nje objekt estetikisht i denje per te qene nje veper arti?!

Po në fakt çfarë është e gjitha kjo?

E quajne veper arti.

Me sakte E quajnë instalacion.

Emri i autorit eshte  Ibrahim Mahama, i cili prezantohet edhe në faqen e Galerise Kombetare  në faqen zyrtare ne fb, ku vete autori thotë se është frymëzuar nga vepra e Ismail Kadaresë “Pallati i Ëndrrave” dhe se “synon të paraqesë kontradiktat dhe paradokset e qenësishme brenda historisë dhe format e punës që shfrytëzohen në kohën e sotme”.

Nuk eshte e veshtire te kuptojme se fshehja pas emrit të Kadarese eshte me shume nje spekullim se sa frymezim.

Spekullim per ti imponuar Tiranes nje gje te piste e per ta shitur si veper arti.

Natyrisht ka edhe vepra arti apo instalacione të kesaj natyre ku godina te njohura mbeshtillen si keto qe po shikoni ne foto, por natyrisht qe behen bukur, behen me art, estetikisht të kuruara dhe qe nuk e ndyejne as godinen dhe as qytetin!

Po thaset e hedhur mbi galerine tone te arteve figurative a ju duken si veper arti?!...

Pergjigjen po jua le ju te dashur teleshikues, e pa evidentoj edhe nje problem tjetër.

Keta thashe te qepur e te hedhur mbi galerine kombetare te arteve figuratike jane edhe nje mal pislleku ne mes te Tiranes që kundermojne ere te qelbur.

Pra, jane edhe nje shtrat i mire per mikrobe dhe insekte gjithefaresh! E ne kete klime pandemie prej koronavirusit, kjo shemtire e qelbur duhet hequr nga galeria dhe nga Tirana.

Ndaj zonja ministre e shendetesise: urdheroni heqjen e kesaj qelbesire nga Tirana!

Dhe urdheroni menjehere dezinfektimin e gjithe godines se galerise, nga brenda e nga jashte dhe gjithe zonën perreth!

Pastrojeni Tiranen me autoritetin qe ju jep ligji zonja ministre!

/Ora News.tv/