Armët e gjetura në makinën në ferra janë ato që janë përdorur dhe në vrasjen e 26-vjeçarit Santiago Malko.

Laboratori i policisë së shkencore vërteton faktin se janë të njëjtat armë, por në to nuk ka asnjë gjurmë tjetër pas djegies së mjetit që është bërë nga autorët.

Nga kqyrja balistike rezulton se vetëm njëra prej tyre, automatik kallashnikov model 54, u përdor në vendngjarje, ndërsa arma tjetër e zjarrit nuk ka kryer qitje sipas ekspertëve të kriminalistikës.

Për shkak të djegies së plotë të automjetit nuk është bërë e mundur përfitimi gjenetik i autorit apo autorëve të mundshëm që kanë marrë pjesë në atentat.

Familjarët gjatë marrjes në pyetje në drejtorinë e policisë së Tiranës kanë pohuar se viktima nuk ishte shprehur më parë se ishte kërcënuar apo ndjehej në rrezik për jetën.

Të njëjtën gjë kanë pohuar dhe miqtë e 26-vjeçarit, ndërsa pritet zhbllokimi i celularit për të parë komunikimet e fundit të viktimës.

Vrasja e tij ndodhi mbrëmjen e së martës nga dy persona të armatosur dhe të maskuar të cilët sipas gjasave janë vrasës me pagesë për llogari të dikujt tjetër që ka kërkuar ekzekutimin e të riut, i cili pesë vite më parë kishte punuar për disa muaj si efektiv i Shqiponjave së bashku e bashkëshorten e tij, të dy të larguar nga radhët e uniformave blu.






/Ora News.tv/