Zjarret në Australi, kryeministri refuzon kufizimin në industrinë e qymyrgurit

Zjarret në Australi, kryeministri refuzon kufizimin në industrinë

I gjendur në një situatë emergjente, kryeministri i Australisë Scott Morrison deklaroi ditën e sotme (23 dhjetor) se qeveria nuk do të ulë rendimentin e punës në industrinë e qymyrgurit.

Australia ka investuar shumë në industrinë e përpunimit të qymyrgurit pavarësisht paralajmërimit të kryebashkiakëve për efektet në ngrohjen globale.

Në këtë industri janë të punësuar mbi 38 mijë persona ndaj dhe kryeministri i vendit deklaron se është një lëvizje e pakujdesshme të ulësh rendimentin e punës pasi do të ndikonte negativisht në ekonominë e vendit.

Shumë qytetarë shprehen të pakënaqur për këtë vendim pasi ata e vlerësojnë djegien e qymyrgurit si një faktor që ka shkaktuar nxehtësinë e madhe në vend si dhe zjarret shkatërruese.

Aktualisht zjarret që kanë përfshirë Australinë kanë shkaktuar nëntë vdekje dhe kanë shkatërruar me qindra shtëpi.

Në një situatë të tillë kryeministri Morrison vendosi që të shkojë me pushime me familjen tij, gjë që ka shkaktuar reagim të ashpër nga populli.

Ai u kthye menjëherë për të qenë në ndihmë dhe dispozicionin e qytetarëve të tij.

EMISIONET